Këshilla për fëmijët

Për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë kohëve të fundit në vendin tonë, kujdesi ndaj fëmijëve duhet të jetë tejet i veçantë. Më poshtë do të lexoni disa informacione dhe këshilla të dobishme për të parandaluar plogështinë dhe lodhjen që vjen nga nxehtësia e madhe e verës.

Ne iu rekomandojmë të ulni marrjen e kalorive, në veçanti atë nga ushqimet me yndyrë; është mirë që fëmijës suaj t’i jepni karbohidrate të thjeshta e të cilat janë të tretshme. Sallata, patëllxhani, specat dhe domatet janë vetëm disa nga ushqimet më të shëndetshme për t’u konsumuar në muajt e nxehtë. Te perimet gjenden shumë kripëra minerale (kalcium, hekur, fosfor, magnez dhe kalium), vitamina (A, C, B1, B2, B12, E), ujë dhe fibra.

Oraret më të rrezikshme për të dalë në diell janë prej orës 11:00 deri në orën 17:00, andaj, këto orare duhet të evitohen sa më shumë në mënyrë që të largohet rreziku nga rrezet e dëmshme të diellit.

Preferohet që të vishen rroba sa më të lehta, siç janë lino ose pambuku dhe të shmangen ngjyrat e rrobave të errëta siç janë rrobat me ngjyrë të zezë, ngjyrë kafe etj.

Mos e largoni asnjëherë nga mendja të perdorni kremra kundër diellit.