Këshilla për moshën 45 +

Sulmi në tru është urgjencë mjekësore dhe ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në SHBA dhe botë.

Sulmet në tru shkaktohen kur enët e gjakut në tru shpërthejnë, ose kur zhvillohet ndonjë bllokadë, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk trajtohet, qelizat në tru fillojnë shumë shpejt të vdesin dhe, si rezultat i kësaj, sulmi në tru mund të bëhet shkaktar i vdekjes apo mund të shkaktojë çrregullime të ndryshme.

Nëse ndonjë familjarë apo miq i juaji është duke pasur simptoma të sulmit në tru, menjëherë kërkoni ndihmë mjekësore.

Simptomat e sulmit në tru, janë këto:

– Mpirje e papritur apo ligështi në trup, e veçanërisht në njërën anë

– Ndryshime të papritura në njërin apo dy sytë, ose probleme me gëlltitjen

– Dhimbje të papritura të kokës

– Probleme të papritura me ecje, balancim apo edhe marramendje

– Hutim i papritur, si dhe vështirësi për të folur apo për t’i kuptuar tjerët

/Telegrafi/