Sëmundjet me shkronjën: B

Njerëzit me bulimi nuk mund të ngopen me kohë, pasi ushqimi u mundëson atyre të ndjehen komfort. Por pasi hanë shumë, kjo i bën ata të mos ndjehen rehat. Pasi ngopen, ata ndjehen të turpëruar, fajtor, dhe kanë frikë mos shtojnë peshë. Kjo i bën ata ta zbrazin ushqimin.

Pa trajtim, ky cikël “ngop dhe zbraz” mund të çojë te probleme shëndetësore serioze, afatgjate. Aciditeti në gojë nga vjellja mund të shkaktojë prishje të dhëmbëve, sëmundje të mishit të dhëmbëve, dhe humbje të shtresës mbrojtëse (smaltit) të dhëmbëve. Çdo lloj zbrazje mund të çojë edhe te dobësimi i eshtrave (osteoporozë), sëmundje e veshkave, sëmundje të zemrës dhe madje edhe deri në vdekje.

Nëse ju ose dikush që e njihni ka bulimi ose ndonjë sëmundje tjetër ushqimore, kërkoni ndihmë. Çrregullimet në ushqim mund të jenë të rrezikshme. Dhe vetëm dëshira nuk është e mjaftueshme për t’i tejkaluar këto problem. Trajtimi mund ta ndihmojë një person me çrregullime në të ushqyer të ndjehet më mirë dhe të jetë më i shëndetshëm.

Njerëzit me bulimi zakonisht kanë këto shenja:

  • Hanë vazhdimisht. Ata hanë sasi të mëdha të ushqimit brenda një periudhe shumë të shkurtër, shpesh gjatë disa orëve ose më pak. Gjatë ngrënies, ata ndjehen jashtë kontrolli dhe ndjehen të paaftë të ndalojnë së ushqyeri.
  • Zbrazen për t’u çliruar nga ushqimi dhe për të shmangur shtimin e peshës. Ata mund ta nxisin veten të vjellin, të stërviten fuqishëm ose për një kohë të gjatë, ose keqpërdorin laksativët (barna që stimojnë jashtëqitjen), klizmat (xhel laksativ për aplikim në anus), diuretikë (tableta të cilat largojnë ujin nga organizmi), ose barna të tjera.
  • I bazojnë ndjenjat e tyre për veten në atë se sa peshojnë dhe si duken.

Cilado prej këtyre mund të jetë shenjë e ndonjë çrregullimi në të ushqyer që duhet mjekuar.

Si mund ta di se dikush e ka buliminë?

Bulimia është më ndryshe nga “anoreksia nervoza”, një çrregullim tjetër i të ushqyerit. Njerëzit të cilët kanë anoreksi hanë shumë pak sa bëhen tepër të dobët. Njerëzit të cilët kanë bulimi mund të mos jenë të dobët. Ata mund të jenë me madhësi normale. Ata mund të hanë ushqim në mënyrë sekrete dhe të mohojnë se stimulojnë nxjerrjen. Kjo e bën të vështirë për të tjerët të dinë nëse një person vërtet vuan nga bulimia.

Nëse jeni të shqetësuar për dikë, shikoni në këto shenja. Personi mund të ketë bulimi nëse:

  • Shkon në tualet menjëherë pas ushqimit;
  • Han shumë por nuk shton peshë;
  • Është i fshehtë sa i takon të ushqyerit, fsheh ushqimet, ose nuk dëshiron të hajë kur ka njerëz të tjerë;
  • Stërvitet shumë, edhe kur nuk ndjehet mirë;
  • Shpesh flet për ushqimin, peshën dhe formën e trupit;
  • Përdor laksativë ose diuretikë shpesh;
  • Ka shenja nëpër gishta ose lytha në pjesën e pasme të duarve ose në faqe, si dhe nofulla të fryra. Këto shkaktohen duke e stimuluar vjelljen.