Sëmundjet me shkronjën: A

Angina nënkupton dhimbje në gjoks ose siklet që ndodh nëse një zonë e muskulit të zemrës nuk merr gjak të pasur me oksigjen të mjaftueshëm. Mund të ndihet si preson apo një dhimbje ndrydhëse në gjoks.

Dhimbja e anginës mund të ndihet edhe në shpatulla, krahë, qafë, nofulla dhe shpinë. Dhimbja mund të ngjajë edhe dispepsisë (mostretjes së mirë të ushqimit në lukth).

Angina nuk është sëmundje, por është një simptomë e një problemi të zemrës – zakonisht sëmundjes koronare të zemrës.

Dhimbja dhe sikleti janë simptomat kryesore të anginës. Dhimbja zakonisht përshkruhet si shtypje, shtrëngim, djegie ose ngushtim në gjoks. Dhimbja fillon prapa ashtit të gjoksit (sternumit), ndërsa mund të ndihet edhe në shpatulla, krahë, qafë, nofulla dhe shpinë, dhe ndodh që mund të ngjajë edhe dispepsisë.

Angina mund të shoqërohet edhe me nauze (ndjenjë për të vjellë), lodhje, frymëmarrje të shkurtuar, djersitje, dobësim.

Duke qenë se angina ka shumë simptoma dhe shkaktarë të mundshëm, të gjitha dhimbjet në gjoks duhet të kontrollohen nga mjeku. Dhimbja në gjoks që zgjat më shumë se disa minuta dhe nuk lehtësohet me pushim apo ilaç për anginë mund të jetë shenjë për infarkt të miokardit (sulm në zemër). Prandaj duhet të thirret ndihma e shpejtë.