Sëmundjet me shkronjën: A

Ankthi (anksioziteti) është një emocion normal njerëzor të cilin e përjetojmë të gjithë. Por kur paniku dhe simptomat e ankthit përshkallëzohen në sulme ankthi ose sulme paniku, atëherë flitet për çrregullim të ankthit. Ekziston trajtim i shkëlqyer për sulmet e ankthit, si edhe për simptomat e sulmit të panikut, duke përfshirë barnat dhe psikoterapinë.

Shumë njerëz ndihen në ankth ose nervozë kur përballen me ndonjë problem në punë, para se të hyjnë në ndonjë test ose para se të marrin një vendim të rëndësishëm. Megjithatë, çrregullimet e ankthit janë ndryshe. Ato mund të shkaktojnë një ankth që ndërhyn në aftësitë e njeriut për të bërë jetë normale.

Një çrregullim anksioz është sëmundje serioze psikike. Te njerëzit me çrregullime të ankthit, shqetësimi dhe frika janë të përhershme, të mëdha dhe mund të jenë të dëmshme.

Shkaktari i saktë i çrregullimeve të ankthit është i panjohur, ndërsa shkencëtarët mendojnë se janë pasojë e ndryshimeve në tru dhe stresit të jashtëm.

Simptomat

Simptomat varen nga lloji i çrregullimit të ankthit, megjithatë ekzistojnë disa simptoma të përgjithshme:

  • Ndjenja e panikut, frikës dhe shqetësimit
  • Mendime të pakontrolluara obsesive
  • Mendime të përsëritura të ndonjë përjetimi traumatik
  • Ëndrra të këqija
  • Sjelljet ritualiste, p.sh. larja e përsëritur e duarve
  • Probleme me fjetje
  • Duar dhe/ose këmbë të ftohta dhe të djersitura
  • Frymëzënie
  • Palpitacione
  • Pamundësi për të qëndruar i/qetë
  • Tharje goje
  • Mpirje apo ndjesi shpimi gjilpërash në duar apo këmbë
  • Nauze (mundim në lukth, ndjenjë se dëshironi të villni)
  • Tension muskulor
  • Marramendje