Sëmundjet me shkronjën: A

Rrugët e frymëmarrjes

Për të kuptuar astmën, është e ndihmës të mësojmë se si funksionojnë rrugët e frymëmarrjes. Rrugët e frymëmarrjes janë gypa të cilat çojnë ajrin brenda dhe e nxjerrin atë nga mushkëritë. Njerëzit të cilët kanë astmë kanë rrugë të inflamuara të frymëmarrjes. Kjo i bën ato të ënjtura dhe shumë të ndjeshme. Kështu, ata tentojnë të reagojnë fuqishëm ndaj substancave të caktuara të inhaluara.

Kur rrugët e frymëmarrjes reagojnë, muskujt rreth tyre shtrëngohen. Kjo i ngushton rrugët, duke lejuar më pak ajër të futet në to. Ënjtja po ashtu mund të përkeqësohet, duke i bërë ato edhe më të ngushta. Qelizat në rrugët e frymëmarrjes mund të prodhojnë më shumë mukus se zakonisht. Mukusi është një lëng i ngjitshëm, i trashë, që mund t’i ngushtojë edhe më shumë rrugët e frymëmarrjes.

Ky reaksion vargor mund të çojë në simptoma të astmës. Simptomat mund të ndodhin çdoherë kur rrugët e frymëmarrjes bëhen të inflamuara.

Ndonjëherë simptomat e astmës janë të lehta dhe largohen vetë ose me një trajtim minimal me barna astmatike. Në disa raste, simptomat mund të vazhdojnë të përkeqësohen.

Kur simptomat bëhen më të ashpra dhe/ose simptomat bëhen të theksuara, ju keni sulm astmatik. Sulmet astmatike po ashtu quhen edhe shpërthime ose acarime.

Trajtimi i simptomave kur ju për të parën herë i vëreni ato është i rëndësishëm. Kjo ju ndihmon t’i parandaloni simptomat nga përkeqësimi dhe shkaktimi i sulmit të ashpër astmatik. Sulmet e ashpra astmatike mund të kërkojnë kujdes emergjent, dhe mund të jenë fatale.

Astma nuk ka shërimi. Edhe kur ju ndjeheni mirë, ju ende e keni sëmundjen dhe ajo mund të shpërthejë në çdo kohë.

Megjithatë me njohuritë dhe trajtimet që ekzistojë sot, shumica e njerëzve të cilët kanë astmë janë në gjendje ta menaxhojnë sëmundjen. Ata mund të kenë disa simptoma. Ata mund të jetojnë jetë normale, aktive dhe të flenë pa problem nga astma gjatë natës.

Nëse keni astmë, ju mund të bëni një rol aktiv për të menaxhuar sëmundjen. Për trajtim të suksesshëm dhe të vazhdueshëm, ju duhet të ndërtoni një partneritet të vlefshëm me mjekun tuaj dhe stafin tjetër shëndetësor.

Shenjat dhe simptomat më të shpeshta të astmës janë:

  • Kollitja. Kollitja e astmës shpesh përkeqësohet gjatë natës ose herët në mëngjes, duke e bërë të vështirë fjetjen.
  • Gërhitja. Gërhitja është një zë fishkëllyes ose kërcitës që paraqitet kur ju merrni frymë.
  • Shtrëngim në gjoks. Kjo mund të japë një ndjenjë sikur diçka ju shtyp ose qëndron në gjoksin tuaj.
  • Frymëmarrje e vështirësuar. Disa njerëz me astmë thonë se ata nuk mund ta arrijnë frymëmarrjen e plotë ose mbeten pa frymë. Ju mund të ndjeheni edhe sikur nuk mund ta nxirrni ajrin nga mushkëritë.

Jo të gjithë njerëzit që kanë astmë i kanë këto simptoma. Ngjashëm, nëse i keni këto simptoma jo gjithmonë nënkupton se keni astmë. Mënyra më e mirë me anë të së cilës mjekët e diagnostikojnë astmën është përdorimi i testit të funksionimit të mushkërive. Mjeku do t’ju pyesë për historinë mjekësore (përfshirë edhe llojin dhe shpeshtësinë e simptomave) dhe do të bëjë edhe kontrollin fizik.

Lloji i simptomave të astmës që keni mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, siç mund të ndryshojë edhe shpeshtësia dhe ashpërsia e tyre. Ndonjëherë simptomat tuaja mund thjesht t’ju ngacmojnë. Herët tjera, ato mund të jenë mjaft problematike sa t’i kufizojnë rutinat tuaja ditore.

Simtomat e ashpra mund të jenë fatale. Kështu, trajtimi i simptomave kur ju i vëreni ato për të parën herë është i rëndësishëm, ashtu që ata të mos bëhen të ashpra.

Me një trajtim të duhur, shumica e njerëzve që kanë astmë mund të kenë vetëm disa ose aspak simptoma qoftë gjatë ditës ose natës.

Shkaktarët e simptomave

Shumë gjëra mund t’i nxisin ose përkeqësojnë simptomat e astmës. Mjeku do t’ju ndihmojë të kuptoni se cilat gjëra mund të nxisin sulmin astmatik nëse ju vini në kontakt me ta. Këto stimulues mund të jenë:

  • Alergjenët nga pluhuri, qimet e kafshëve, insektet, myku, dhe poleni nga drunjtë, bari dhe lulet.
  • Irrituesit si tymi i duhanit, ndotja e ajrit, lëndët kimike ose pluhuri në vendin e punës, përbërësit në produktet dekoruese dhe spërkatësit (si spërkatësit e flokëve).
  • Barnat si aspirina ose barnat anti-inflamatore josteoidale dhe beta-bllokatorët joselektiv.
  • Disa kompozime të sulfurit në ushqime dhe pije.
  • Infeksione virale të sipërme respiratore, si ftohjet.
  • Aktiviteti fizik, përfshirë stërvitjet e lodhshme.

Edhe sëmundje të tjera shëndetësore mund ta bëjnë astmën më vështirë të menaxhueshme. Këto sëmundje janë hunda e rrjedhshme, infeksionet e sinusit, sëmundja e refleksit gastroezofageal (kthimi i përbërjes nga lukthi në ezofag), stresi psikologjik, dhe apnea e gjumit. Këto sëmundje duhet të trajtohen si pjesë e planit të përngjitshim të kujdesit ndaj astmës.

Astma është e ndryshme për çdo person. Disa shkaktarë të përmendur më lartë, mund të mos ju prekin juve, por të prekin të tjerë. Disa shkaktarë të tjerë që ju prekin juve mund të mos jenë në listë. Ju duhet të bisedoni me mjekun për të gjetur se cilat gjëra bëjnë që astma juaj të përkeqësohet.