Kur të kuptoni vlerën e lëvoreve të bananes, ju do të ndaloni së hedhuri ato
Shumica e njerëzve pas konsumimit të bananes i hedhin lëvoret e saj në mbeturina. Mirëpo në bazë të disa studimeve është gjetur se lëvoret e bananeve përmbajnë po aq vlera ushqyese sa edhe pjesa e ushqyeshme brenda tyre.
Për më tepër, në shumë pjesë të botës lëvoret e bananes përdoren për humbjen e peshës.
Por si mund të ndihmojë lëvorja e bananes në humbjen e peshës:
Lëvoret e bananes përmbajnë vlera ushqyese kyçe që ndihmojnë në menaxhimin e peshës:
– Ato përbajnë 12% të fibrave të nevojshëm ditorë – të cilat ndihmojnë në tretjen më të mirë dhe uljen e rrezikut të diabetit.
– Ato përbajnë 17% të sasisë së nevojshme ditore të vitaminës C – e cila është e rëndësishme për sistemin tuaj imunitarë.
– Ato përbajnë 20% të sasisë së nevojshme ditore të vitaminës B-6 – e cila ndihmon trupin për të kthyer ushqimin në energji.
– Ato përmbajnë 12% të sasisë së nevojshme ditore të kaliumit – e cila ndihmon në zhvillimin e qelizave, indeve dhe organeve në të gjithë trupin.
– Ato përmbajnë 8% të sasisë së nevojshme ditore të magnezit – e cila është e rëndësishmë për prodhimin e energjisë së trupit dhe rregullimin e glukozës dhe nivelit të presionit të gjakut.
Bananet e verdha apo të gjelbra?
Deri më tani ju me siguri keni dëgjuar mbi të gjitha të mirat dhe të kqijat e konsumimit të bananes së pjekur dhe të papjekur. Kur është fjala për humbje peshe, bananja e gjelbër (papjekur) është opsioni më i mirë. Ajo përmbanë shumë proteina, të cilat ndihmojnë në masë të madhe sistemin tuaj tretës. Përveq të tjerave bananet e gjelbra mund të ndihmojnë për të rritur nivelin e serotonit dhe dopamines, të cilat bëjnë që ju të ndiheni më mirë emocionalisht.
Si të hahen lëvoret e bananes?
– ju mund ti preni të dy skajet e bananes dhe më pas me anë të mikserit tuaj ti shpërbëni lëvoret së bashku me bananen. Për shije më të mirë mund ti shtoni çfarë të doni.
– Mund ti zieni lëvoret dhe të bëni çaj me to.
– Ndjehuni të lirë të provoni çfarëdo metode që ju vie në mendje, vetëm kujdesuni që lëvoret e bananes ti pastroni paraprakisht dhe që bananet janë organike.