Sëmundjet me shkronjën: A

Çfarë është alopecia areata?

Alopecia areata është një sëmundje e cila prek folikulat e flokëve, që janë pjesët e lëkurës nga ku flokët dalin. Në shumicën e rasteve flokët bien në zona të vogla, rrethore, në madhësi të një kokrre arre. Shumë njerëz me këtë sëmundje kanë vetëm disa njolla të zhveshura. Disa njerëz mund të humbin më shumë flokë. Në raste të rralla, sëmundja shkakton rënie të plotë të flokëve në kokë ose rënie të plotë të flokëve në kokë, fytyrë dhe trup.

A kthehen flokët në gjendje të mëparshme?

Ka gjasa që flokët tuaja të fillojnë të rriten, por ato edhe mund të bien sërish. Askush nuk mund t’ju thonë se kur ato mund të bien dhe kurrë mund të rikthehen. Ju mund të humbni më shumë flokë, ose rënia e flokëve mund të ndalojë. Flokët që keni humbur mund ose mund të mos kthehem kurrë. Edhe te personat që kanë humbur të gjithë flokët, ato mund të kthehen të gjitha. Shkurtimisht, sëmundja ndryshon nga personi në person.

Kush preket nga alopecia areata?

Çdokush mund të preket nga alopecia. Kjo zakonisht fillon në fëmijëri. Nëse ju keni ndonjë anëtar të familjes me këtë problem, keni gjasa ca më të mëdha për t’u prekur nga kjo sëmundje.

Çfarë e shkakton alopecinë?

Alopecia areata është një sëmundje autoimune. Në gjendje normale sistemi imun e mbron organizmin kundër infeksioneve dhe sëmundjeve. Në rastin e sëmundjeve autoimune, sistemi imun i organizmit gabimisht sulmon disa pjesë të organizmit tuaj. Në rastin e alopecia areata, sistemi imun sulmon folikulat e qimeve.

Shkaku është i panjohur. Shkencëtarët mendojnë se një gjenet e një personi mund të luajnë rol. Te njerëzit gjenet e të cilëve shtojnë gjasat për t’u prekur nga ky problem, ka disa stimulues të cilët bëjnë që sistemi imun t’i sulmojë folikulat. Këto stimulues mund të jenë viruse ose diçka tjetër në ambientin ku jeton personi.