Këshilla Shëndetësore

Sipas një studimi të bërë nga shkencëtarët në “Massachusetts General Hospital” dhe të publikuar në “Jama Oncology” është konkluduar se Aspirina parandalon deri në 10,000 vdekje potenciale në vit nga kanceri.

 
Studimi ka zgjatur për një kohë rekorde prej 32 vitesh ku janë ekzaminuar 136 mijë persona dhe analizimi i të dhënave të tyre ka vërtetuar se ata persona të cilët kishin marrë aspirinë rregullisht kishin reduktuar rrezikun e prekjes apo zhvillimit të kancerit për 3%.

Autorët e hulumtimit theksojnë se Aspirina ka ndikuar më së miri në rastet e kancerit të stomakut, ku rreziku ishte ulur per 20%.

Autorët shtojnë se të gjithë ata që kanë histori familjare me kancer në zorrë apo stomak, duhet të marrin në konsideratë marrjen e asipirines si një mjet parandalimi.