Sëmundjet me shkronjën: A

Çfarë është autizmi?

Autizmi është një çrregullim i trurit që shpesh e bën të vështirë komunikimin dhe lidhjen me të tjerët. Në rastin e autizmit zona të ndryshme të trurit nuk arrijnë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Shumica e njerëzve me autizëm gjithmonë do të kenë ca probleme të lidhen me njerëzit e tjerë. Megjithatë diagnostikimi dhe mjekimi i hershëm u kanë ndihmuar gjithnjë e më shumë njerëzve të cilët kanë autizëm të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Çfarë e shkakton autizmin?

Autizmi ka prirje të përcillet nëpër familje, andaj ekspertët mendojnë se kjo mund të jetë një problem i trashëguar. Shkencëtarët përpiqen të gjejnë saktësisht se cilat gjene mund të jenë përgjegjëse për përcjelljen e autizmin nëpër familje.

Disa studime të tjera kërkojnë të gjejnë nëse autizmi mund të shkaktohet nga çrregullime të tjera mjekësore ose nga diçka tjetër e lidhur me ambientin e fëmijës.

Disa njerëz mendojnë se vaksinat e fëmijërisë janë ato që e shkaktojnë autizmin, veçanërisht vaksina MMR (Measles Mumps Rubella). Por disa studime kanë treguar se këto supozime nuk janë të vërteta. Është e rëndësishme të siguroheni që fëmija juaj t’i marrë të gjitha vaksinat e fëmijërisë. Ata ndihmojnë fëmijën tuaj të mos preket nga sëmundje serioze të cilat mund ta dëmtojnë dhe mund të shkaktojnë edhe vdekjen.

Simptomat

Simptomat e autizmit po thuajse gjithmonë fillojnë para se fëmija të mbushë tre vjet. Zakonisht, prindërit së pari vërejnë se fëmija i tyre nuk ka filluar të flasë ende dhe se nuk vepron si fëmijët tjerë të të njëjtës moshë. Por për një fëmijë nuk është e pazakonshme të fillojë të flasë në të njëjtën kohë si të gjithë fëmijët tjerë, dhe pastaj të humbë aftësitë e tij të të folurit.

Simptomat e autizmit përfshijnë :

  • Vonesa në të mësuarit e të folurit, ose ka raste kur fëmija nuk flet fare. Fëmija mund të duket sikur është shurdhmemec, edhe pse testet e dëgjimit janë normale.
  • Disa lloje të përsëritura dhe të shprehura të sjelljeve, interesave dhe lojërave. Për shembull, këtu mund të përfshihen shkundja e përsëritur e trupit, kapja e pazakonshme e objekteve, dhe shqetësimi i tepruar kur ndryshohen rutinat.

Nuk ekziston një person “tipik” me autizëm. Njerëzit mund të kenë lloje të ndryshme të sjelljeve, nga të lehta deri te të ashpra. Prindërit shpesh thonë se fëmija i tyre me autizëm preferon të luajë vetëm dhe se nuk i shikon njerëzit e tjerë.

Autizmi mund të përfshijë edhe probleme të tjera:

  • Shumë fëmijë kanë inteligjencë nën normale.
  • Tinejxherët shpesh bëhen të depresionuar dhe kanë shumë ankth, veçanërisht nëse kanë inteligjencë mesatare ose mbi-mesataren.
  • Disa fëmijë kanë çrregullime epileptike deri në moshën tinejxhere.