Sëmundjet me shkronjën: A

Çfarë është mëlçia?

Mëlçia është një organ i cili bën shumë gjëra të rëndësishme. Ajo kryen këto funksione:

  • Largon lëndët e dëmshme nga qarkullimi i gjakut
  • Lufton infeksionet
  • Ndihmon tretjen e ushqimit
  • Akumulon dhe ruan lëndët ushqyese dhe vitaminat
  • Akumulon energjinë

Askush nuk mund të jetojë pa mëlçi.

Hepatiti A

Eshtë një sëmundje e mëlçisë. Fjala hepatit do të thonë inflamacion (pezmatim) i mëlçisë. Inflamacioni është një ënjtje e dhimbshme që e cila vjen si pasojë e ndonjë dëmtimi ose infektimi të indeve të organizmit. Inflamacioni mund të bëjë që organet të mos funksionojnë si duhet.

Çfarë e shkakton hepatitin A?

Hepatitin A shkaktohet nga virusi i hepatitit A. Viruset janë mikroorganizma të cilat mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme në organizëm. Për shembull, gripi shkaktohet nga një lloj i caktuar i virusit. Viruset mund të përcillen nga një njeri te tjetri.

Kush preket nga hepatiti A?

Çdokush mund të preket nga hepatiti A, por disa njerëz janë në rrezik më të lartë. Këtu përfshihen:

  • Njerëzit të cilët udhëtojnë ose jetojnë në vende të pazhvilluara
  • Njerëzit të cilët jetojnë me dikë që ka hepatiti A
  • Njerëzit të cilët përdorin substanca ilegale, përfshirë droga që nuk kanë nevojë të injektohen
  • Meshkujt të cilët bëjnë seks me meshkuj.

Si mund të merret hepatiti A?

Ju mund ta merrni hepatitin A përmes kontaktit me fecesin e ndonjë personi të infektuar. Ju mund të prekeni nga hepatiti edhe nëse:

  • Keni ngrënë ushqime të bëra nga ndonjë person i infektuar i cili nuk i ka pastruar duart e tij/saj pasi ka përdorur tualetin
  • Keni pirë ujë të papastër ose keni ngrënë ushqime të lara me ujë të papastër
  • Keni futur në gojë një gisht ose objekt që ka lënë në kontakt me jashtëqitjen e ndonjë personi të infektuar
  • Keni kontakte të afërta personale me një individ të infektuar, si për shembull përmes seksit ose nëse kujdeseni për ditë që është i sëmurë (duhet ta ushqeni, ta pastroni; të jeni në kontakte me të).

Ju kurrë nuk mund ta merrni hepatitin A nëse:

  • Dikush ka teshtirë ose kollitur në ju
  • Nëse jeni ulur afër ndonjë personi që ka hepatiti A
  • E keni përqafuar ndonjë person të infektuar.

SIMPTOMAT DHE TRAJTIMI

Cilat janë simptomat e hepatitit A?

Fëmijët më të vegjël se gjashtë vjet zakonisht nuk kanë simptoma. Fëmijët tjerë dhe të rriturit shpesh kanë simptoma të lehta të ngjashme me ato të gripit si:

  • Lodhje
  • Mundime dhe dhimbje në stomak
  • Temperaturë
  • Mungesë apetiti
  • Diarre
  • Jashtëqitje me ngjyrë të verdhë të çelë
  • Urinë me ngjyrë të verdhë të mbyllur
  • Zverdhje të syve dhe lëkurës, të quajtur verdhëz.

Si diagnostikohet hepatiti A?

Përmes analizës së gjakut mjeku do të mund të vërejë nëse ju keni hepatit A ose ndonjë lloj tjetër të hepatitit.

Si trajtohet hepatiti A?

Hepatiti A zakonisht përmirësohet pas disa javësh edhe pa trajtim. Pushoni sa më shumë dhe shmangni përdorimin e alkoolit, që ngacmon mëlçinë. Mjeku mund të këshillojë barna për të ndihmuar lehtësimin simptomave, ose barna të cilat duhet t’i shmangni. Nëse simptomat vazhdojnë të shfaqen, veçanërisht nëse ju jeni person i moshuar, atëherë duhet ta vizioni mjekun sërish.

Kur ju do të rikuperoheni, trupi juaj mësohet të luftojë infeksionet me hepatit A në të ardhmen (ju bëheni imun ndaj këtij lloj infeksioni). Megjithatë, ju ende mund të prekeni nga llojet tjera të hepatitit.