Ushqehu shëndetshem

Kërpudhat radhiten në mesin e ushqimeve më të shëndetshme për organizmin pasi që kanë vlera ushqyese, kanë pak kalori dhe posedojnë veti të mëdha terapeutike.

Kërpudhat përmbajnë proteina dhe disa vitamina shumë të rëndësishme për organizmin si vitaminën B dhe C, madje mineralet siç janë kalciumi hekuri fosfori.

Përmbajnë edhe yndyrna si sterol e cila është një komponent mjaft i rëndësishëm në pengimin e organizmit për të absorbuar kolesterolin. Prandaj kërpudhat janë një shujtë e shkëlqyer për ata që dëshirojnë të humbasin peshë.

Përveç që ndihmojnë si ushqim dietal kërpudhat e parandalojnë diabetin dhe ndihmojnë shëndetin kardiovaskular pra punën e zemrës, kështu duke mundësuar rregullimin e nivelit të gjakut.

/Telegrafi/