Yndyrat që trupi ynë i kërkon me “këmbëngulje”
Janë yndyra të cilat kanë ndikim pozitiv në shëndetin tonë. Ata ndihmojnë në uljen e kolesterolit, ulin presionin e gjakut dhe përmirësojnë ndjeshmërinë e insulinës duke mbrojtur zemrën.
Sipas një studimi të publikuar javën e shkuar, njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuarit të cilët ishin me diabet të tipit 2 të cilët kanë konsumuar 500 mg omega 3 në ditë, e kanë pasur 48 përqind më të reduktuar rrezikun lidhur me diabetin.
Për të parë efektin e këtyre yndyrave të shëndetshme, provoni t’i shtoni dietës tuaj edhe këto pesë ushqime:
Vaj ulliri
Një lugë vaj ulliri në sallatën, kekun apo salcën tuaj të preferuar është shumë më mirë se përdorimi i gjalpit.
Fëstëkët
Fëstëkët janë një burim i mirë i fibrave dhe proteinave në trupin tonë.
Fara kungulli
Kungujt janë shumë të shëndetshëm për shëndetin tonë, pasi farat e tij përmbajnë shumë fibra, proteina, magnez dhe vitamina.
Salmoni i gatuar
Acidet yndyrore omega 3 nuk mund të prodhohen vetë nga trupi ynë, por duke përdorur salmonin e gatuar ne do të kemi mundësinë për t’i fituar ato.
Avokado
Nëse ka një frut i cili përbëhet vetëm nga yndyrna të shëndetshme, ai është avokado. I dhurojnë fibra dhe antioksidantë trupit tonë, duke bërë që ai të funksionojë akoma më mirë. /Telegrafi/