Dieta

Nëse jeni lodhur me punën në tavolinë, punën pas orarit apo thjesht nuk dëshironi ta lini shtëpinë dhe të shkoni në palestër pavarësisht se dëshironi të humbni peshë, atëherë kjo dietë e dembelit është zgjedhja e duhur për ju.

Përbërësit kryesor të saj janë kanella dhe mjalti, pjesë e dietave më të përdorura kohëve të fundit. Kjo dietë mund të përdoret në çaj, qumësht të nxehtë apo thjesht të hahet ashtu siç është. Mjalti dhe kanella do t’ua shpejtojnë metabolizmin dhe do t’ju ndihmojnë të digjni qindra kalori vetëm duke qëndruar ulur dhe pa kryer ndonjë aktivitet fizik, transmeton Telegrafi.

Për t’i gëzuar këto efekte në mënyrën më të mirë të mundshme, ekspertët rekomandojnë ta përdorni një pjesë të kanellës me dy pjesë mjaltë. Receta funksionon kështu:

– 250 ml ujë

– Një lugë gjelle kanellë organike

– Dy lugë gjelle mjaltë

Vendoseni ujin në një tas dhe nxeheni derisa të filloj të vloj. Pastaj futeni kanellën në një pjatë të thellë dhe digjeni me ujë të vluar. Përzieni lëngun mirë, mbulojeni pjatën mirë dhe lëreni të ftohet derisa të jetë mjaftueshëm e sigurt për t’u konsumuar. Posa të ftohet, shtoni mjaltin dhe përzieni.

Sigurohuni që asnjëherë të mos e shtoni mjaltin kur uji është i nxehtë pasi që nxehtësia vetëm i shkatërron enzemat dhe vlerat ushqyese të mjaltit. Pijen duhet ta vendosni në frigorifer për 24 orë.

Mos e ngrohni para se ta përdorni.

Preferohet ta konsumoni gjysmën e produktit para se të flini, menjëherë pas përgatitjes dhe gjysmën tjetër në mëngjes. Efektet e humbjes së peshës do t’i shijoni vetëm nëse e konsumoni pijen në stomak të zbrazët.

Veç humbjes së peshës, kjo pije ua ngritë edhe nivelet e energjisë dhe i rrit nivelet e libidosë. /Telegrafi/