Studime dhe Hulumtime

Deri tani kemi mësuar se konsumimi i sheqerit është i dëmshëm për organizmin e njeriut, mirëpo të gjeturat e reja nuk e mbështesin këtë përfundim.

Sipas një studimi të ri, të realizuar nga kompanitë që prodhojnë ushqime, nuk është treguar ndonjë lidhje të qartë mes përdorimit të sheqerit të bardhë dhe efekteve shëndetësore.

Studimi është reagimi i fundit nga kompanitë që prodhojnë ushqime, përfshirë karamele dhe prodhuesit e pijeve të gazuara, ndaj kritikave çdo herë e më të mëdha të shkencëtarëve se sheqeri i bardhë duhet fajësuar për mbipeshë dhe diabet.

Sipas Reuters, studimi është kryer në kohën kur disa qeveri lokale në SHBA kanë filluar të hartojnë taksa të veçanta për sheqerin dhe pijet e gazuara me qëllim të reduktimit të konsumimit të tyre.

/Telegrafi/