Aktualitete

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e mbledhjeve të sigurimeve shëndetësore, nën udhëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Imet Rrahmani është mbajtur takimi i radhës i Komitetit Mbikëqyrës i Projektit të Shëndetësisë Kosovare, financuar nga huamarrja e Bankës Botërore, ku në takim ishin prezent edhe përfaqësues të Bankës Botërore.
Në këtë takim, fokusi i diskutimeve ishte fillimi i mbledhjes së premiumeve për sigurimet shëndetësore, respektivisht funksionalizimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.


Ministri Rrahmani i njoftoi të pranishmit për aktivitet që janë kryer deri më tani në kuadër të përgatitjeve për fillimin e mbledhjes së kontributeve për sigurimeve shëndetësore nga 1 janari 2017, përgatitjet për pakon e shërbimeve shëndetësore që do të ofrohen nga Fondi i Sigurimeve si dhe është punuar në legjislacionin e ri plotësues për implementim e sigurimeve shëndetësore.


Ai tha se është shënuar progres i dukshëm në të gjithë procesin dhe se përgatitjet janë në fazën e fundit, dhe se kjo është arritur falë bashkëpunimit të të gjithë akterëve të këtij procesi.


Përfaqësuesit e Bankës Botërore shprehën gatishmërinë e tyre për vazhdimin e përkrahjes për Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të zbatimit të sigurimeve shëndetësore, duke marrë parasysh përfitimit që do të sjellin sigurimet për qytetarët dhe ndikimin e kësaj reforme në financimin dhe reformimin e shëndetësisë