Receta ushqimi

E vetmja gjë e sigurt për këtë pjatë është që nuk ju duhet asgjë tjetër si shoqëruese! I ka brenda të gjitha dhe, meqenëse është e ngopur në karbohidrate, nuk këshillohen porcionet e bollshme.

Përbërësit për 4 persona:

▪ 300 gr makarona (të llojit papardele)
▪ 200 gr patate të pastruara
▪ 2-3 feta proshutë në copa të vogla
▪ Djathë kaçkavall i grirë
▪ Majdanoz të grirë
▪ Vaj ulliri
▪ Kripë, piper

Përgatitja:

Patatet e prera në kubikë të vegjël bashkë me proshutën, kaurdisini pa yndyrë.

Ndërkaq vini të ziejnë makaronat dhe në fund të zierjes shtojini te tigani i proshutës bashkë me pak ujë nga zierja.

Hidhni menjëherë djathin e grirë, majdanozin dhe piperin.

Sipas dëshirës rregulloni shijen me kripë.

/Telegrafi/