Këshilla Shëndetësore

Konsumimi i një filxhani me kafe në mëngjes mund të bëjë mrekulli për nivelet e energjisë dhe produktivitetin e punës, por çfarë nëse e pini një tjetër filxhan… pastaj një tjetër dhe një tjetër? Ky mendim mund t’ju bëjë të mendoni se vetëm sa do t’ju rriten nivelet e energjisë, por faktikisht me këtë vendim vetëm sa do t’i bëni më shumë dëm vetes sesa mirë.

Në nivele të caktuara, kafja sjell shumë përfitime shëndetësore. Studime të ndryshme tregojnë se kafeina e zvogëlon rrezikun e çmendurisë te gratë e vjetra, e ruan trurin nga çrregullimet konjitive, ndihmon në humbjen e peshës dhe i lehtëson dhimbjet e kokës, transmeton Telegrafi.

Klinika Mayo këshillon se të rriturit nuk duhet të konsumojnë më shumë se katër filxhanë kafe në ditë, apo ekuivalentin e 10 kënaçeve pije freskuese apo dy pije energjike. Në termet e dozës së kafeinës, këto katër filxhanë të kafesë përmbajnë rreth 400 miligramë kafeinë. Çdo sasi më e madhe mund të shkaktojë efekte të pakënaqshme anësore.

Këto efekte mund të përfshijnë simptoma si rrahje më të shpejtë të zemrës, shqetësim, nervozizëm, pagjumësi etj.

Është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje trupit tuaj dhe nëse keni shenja të konsumimit të tepërt të kafeinës, më mirë ta mbani veten dhe të pritni derisa gjendja t’ju përmirësohet. /Telegrafi/