Këshilla Shëndetësore

Të jetoni me potencialin e plotë, të jeni e mbushur me produktivitet dhe të keni burime inspirimi mund t’ju duket si diçka që kërkon shumë përpjekje.

Megjithatë, gjërat që i bëni posa të zgjoheni mund t’ju qesin në rrugën e duhur – të paktën kështu thonë një mal me hulumtime dhe këshilla, transmeton Telegrafi.

Mos hezitoni të zgjoheni

Nëse hezitoni të zgjoheni posa të bie alarmi. Kjo dukuri ndikon që truri të kthehet në ciklin e vet të gjumit. Dhe, kur zgjoheni prapë, mundësitë janë të mëdha se e keni ndërprerë një gjumë të thellë, i cili do t’ju të ndjeheni të mërzitur dhe të lodhur.

Kur zgjoheni pas një nate të tërë me gjumë ju jeni më të prirë të jeni në gjumë më të lehtë – pra, sado e vështirë që mund t’ju duket, shmangni hezitimin të zgjoheni.

Mos pini kafe

Trupat tonë në mënyrë natyrale e prodhojnë hormonin e quajtur kortizol, i cili na ndihmon të ndjehemi më të pak të përgjumur. Por, kafeina që gjendet në kafe mund të pengojë në prodhimin e kortizolit dhe me kohën mund të na bëjë të varur nga kafeina dhe në mënyrë natyrale do të prodhojë më pak kortizol – prandaj konsumimin e kafesë shmangeni deri në orën 10 të mëngjesit.

Mos e kontrolloni adresën elektronike

Kur zgjohemi ne menjëherë i kontrollojmë mesazhet që i kemi marrë, duke bërë që mëngjesin ta kalojmë duke i shikuar gjërat që na kanë ikur dje.

Me fjalë të tjera, ne i japim vetes retrospektivën e frikës së gjërave që na kanë ikur. Nuk është mënyrë e duhur për ta filluar ditën.

Mos merrni vendime të pa rëndësishme

I pari i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, ka thënë për një intervistë se e vesh të njëjtën bluzë në punë çdo ditë për ta kufizuar numrin e vendimeve që ai duhet t’i merr, në vend se ta shpenzojë një pjesë të madhe të energjisë së tij duke marr vendime të kota. Prandaj, bëjeni të njëjtën gjë – blini 20 bluza identike për një ditë më produktive. Ose, mund të zgjidhni edhe këtë opsion më pak ekstrem: zgjidhni rrobat që keni për t’i veshur një natë para.

Mos qëndroni në errësirë

Ora e trupit – ndryshe e njohur si ritmi circadian – ndikohet nga ekspozimi i dritës. Ajo do e shtypë lirimin e hormonit megatonin, i cili i thotë trupit se është koha për të fjetur, pavarësisht se jashtë është dritë. Kjo ndoshta është arsyeja se përse njerëzit e kanë më të lehtë të zgjohen gjatë stinës së verës. /Telegrafi/