Receta ushqimi

Limonët turshi shkojnë mjaft me gjellët e tenxheres ose me lakrat. Gjithashtu mund ta grijmë në blender me vaj e uthull dhe ta përdorim si sallatë shoqëruese për peshk dhe perime të ziera.

Nevojiten:

* 1 kg limona
* 500 gr. kripë të trashë
* 2 lugë gjelle piper të gjelbër kokërr
* 1 shkop kanellë
* 4-5 gjethe dafine
* vaj ulliri

Përgatitja:

1. Lajmë limonët, u heqim kërcejtë dhe pak nga pjesët anësore dhe i ziejmë siç janë të plotë në një tenxhere me ujë të valuar, për rreth 15 min.

2. Në vazhdim i heqim nga tenxherja dhe i lëmë të ftohen. U bëjmë disa prerje diagonale, por jo plotësisht, në mënyrë që të ruajnë formën e të mos ndahen në copa.

3. Marrim kripën dhe me ndihmën e një luge kafeje e vendosim në të çarat e krijuara.

4. I vendosim limonët në një vazo të sterilizuar së bashku me beharnat.

5. E mbushim vazon me vaj ulliri dhe e lëmë në një vend të freskët ose në frigorifer për rreth 2 javë.

/Telegrafi/