3 trajtime të çuditshme për celulitin por që funksionojnë vërtetë
Shumica prej femrave kanë celulit. Ai fillon të shfaqet tek gati 90% e femrave pas periudhës së adoleshencës.
Ka disa faktorë që ndikojnë në shfaqjen e celulitit, por, asnjëri prej tyre nuk ka rëndësi kur bëhet fjalë vetëm për zhdukjen e tij. Këto 3 trajtime për celulitin mund të duken të çuditshme, megjithatë janë shumë efektive.
Kastravecë
Një arsye për t’i pëlqyer më shumë kastravecët: Ata janë hidratues dhe të pasur me vitamina të ndryshme. Aplikoni feta të kastravecit direkt tek lëkura, pasi përbërësit kimikë tek kjo perime ndihmon për të tendosur kolagjenin dhe zhdukur shenjat e celulitit.
Kafe
Kafeina zgjeron enët e gjakut dhe tendos indet e jashtme të lëkurës. Duke e përdorur në lëkurë, ajo ndihmon trupin të nxjerrë jashtë toksinat dhe metabolizon yndyrat. Mund të bëni një maskë shumë të thjeshtë për trajtimin e celulitit: mjafton të kombinoni llumin e kafes me disa nga vajrat tuaj të preferuar – vaji i ullirit ose bajame – dhe e keni gati! (lexo më shumë këtu)
Xhelatinë
Xhelatina që nuk përmban sheqer ka një sërë përftimesh shëruese dhe zbukuruese. Një veçori e saj e jashtëzakonshme është rritja e prodhimit të kolagjenit. Mjafton vetëm që të hidhni çdo ditë pak pluhur xhelatine tek pija juaj epreferuar për të neutralizuar mungesën e kolagjenit, që është edhe një nga shkaktarët kryesor të celulitit./albeu.com/