Këshilla Shëndetësore

Studimet e viteve të fundit kanë treguar se ushqimet që janë të pasura me kalcium, kanë më pak shanse që të shfaqin gurë në veshka.

Duket pak paradoksale, por kjo ka lidhje me problemin e guret ne veshka 1oksalateve.

Domethënë, ushqimet që janë të pasura me oksalate e favorizojnë formimin e gurëve në veshka. Kur merr ushqime me shumë oksalate dhe me pakkalcium, oksalatet përthithen shumë në zorrë dhe kalojnë me anë të gjakut në urinë dhe formojnë gurët nga oksalatet.

Gurët e oksalateve janë 80-90% e gurëve në veshka. Një i sëmurë që merr oksalate, por edhe ushqime me kalcium, kalciumi dhe oksalatet në zorrë lidhen bashkë dhe nuk i lë kalciumi që oksalatet të përthithen në zorrë. Dhe dalin me feçet jashtë. Në këtë rast, nuk përthithen oksalatet, nuk shtohen gurët në veshka.

Prandaj nuk këshillohet marrja e ushqimeve me pak kalcium. Bën përjashtim këtu vetëm kalciumi që merret në formë tabletash, të cilat merren jashtë momentit të ushqimit. Në këtë rast kalciumi mund të ndikojë në shtimin e gurëve nëveshka./albeu.com/