Dieta

Diabeti është ndër problemet më të mëdha shëndetësore që ndërlidhet me obezitetin – dhe humbja e peshës duhet t’i zvogëlojë mundësitë e të fituarit këtë sëmundje. Sidoqoftë, një studim me gra obeze të cilat kishin humbur peshë nga dietat me nivele të larta të proteinës ka zbuluar se ato nuk i kishin zvogëluar mundësitë e të formuarit tipin 2 të kësaj smundje.

Te njerëzit me mbipeshë, trupi bëhet më pak i ndjeshëm ndaj insulinës – hormon i cili e largon sheqerin e tepërt nga gjaku.

Sheqeri i tepërt në qarkullim të gjakut mund t’i dëmtojë pjesët e ndryshme të trupit, duke i përfshirë sytë, veshkat, këmbët – duke shpirë në shumë raste të amputimeve.

Hulumtuesit, përmes studimeve të ndryshme, kanë zbuluar se konsumimi i sasive ‘normale’ të proteinës e përmirëson ndjeshmërinë e insulinës për rreth 25-30 për qind, gjë që e zvogëlon rrezikun për të zhvilluar diabetin.

Pra, të njëjtat rezultate nuk i sjell humbja e peshës përmes dietave me përmbajtje të larta të proteinës. /Telegrafi/