Këshilla Shëndetësore

Sipas specialistëve mjekësorë,nëse të afërmit tuaj vuajnë nga një sëmundje e trashëgueshmeduhet patjetër të zhvilloni vizita paraprake.

Ne ju njohim me disa nga sëmundjet e trashëgueshmedhe se si mund të mbrohemi.

Kanceri i prostatës – Është 5-10% i trashëgueshëm. Nëse e konstatoni në familje, përpiquni të konsumoni sa më shumë domate të kombinuara me brokoli.

Sëmundje të zemrës si pasojë e kolesterolit të lartë – Janë të trashëgueshme dhe sjellin pasoja rreth moshës 55vjeç.

Në rast se i spikatni në pemën tuaj familjare preferoni zarzavate, fasule, peshk, fara dhe arra. Forconi zemrën dhe arteriet me aktivitet aerobike të rregullta.

Diabeti tipit 2 – Është i trashëgueshëm në përqindje të konsiderueshme.

Masa kryesore parandaluese është pesha e shëndetshme trupore, ushqim i ekuilibruar me bazë bimore, marrja e kufizuar e proteinave shtazore dhe aktivitet fizik i rregullt.

Hipertensioni – Në shumë raste është i trashëguar. Nëse njeri nga prindërit tuaj është hipertensiv, evitoni sasitë e mëdha të kripës dhe kafeinës.

Mbani peshë trupore të ulet, preferoni zarzavate, fasule, vaj ulliri, bajame, arra, fara dhe peshk si sardelet. Meqenëse gjenet nuk i ndryshojmë dot, le të ndryshojmë ato që mundemi, ushqimin dhe aktivitetin fizik./albeu.com/