Ushqehu shëndetshem

A mund të mbijetoni me vetëm 1,200 kalori në ditë? Kjo është sfidë me të vërtetë e rrezikshme për mijëra njerëz të cilët e kanë vënë veten në kërkim të trupit të përsosur.

Shumë trajnerë fituesi thonë se 1,200 kalori mjaftonë për ta kaluar ditën, por kufizimi i ushqimit mund të ndikojë në pjellori dhe të shkaktojë shqetësime, tregon një ekspert i ushqimit, transmeton Telegrafi.

Përderisa 1,200 është minimumi i nivelit të kalorive që personi duhet t’i konsumojë për të mbijetuar, kjo nuk do të thotë se është e shëndetshme.

Një person i vjetër apo dikush që vuan nga mbipesha mund të jetë i aftë t’i konsumojë vetëm 1,200 kalori në ditë, por kjo nuk do të thotë se kjo sasi është zgjidhja për të gjithë.

P.sh., varësisht nga organizmi dhe gjenetika, personat të cilët i nënshtrohen kësaj diete janë më të prirë të kenë probleme me të ftohtin dhe të jenë më të shqetësuar. Veç kësaj, tek gratë, sasia e këtyre kalorive mund të shkaktojë probleme me pjellorinë.

Duhet të keni parasysh se edhe mënyra se si hani dallon nga trupi që veçse e keni. P.sh., një person që është aktiv fizikisht duhet të ushqehet me yndyra dhe karbohidrate, përderisa personat mbipeshë mund të humbin peshë përmes dietave me pak karbohidrate dhe sasi të mëdha të proteinave. /Telegrafi/