Studime dhe Hulumtime

Një studim ka zbuluar që gratë që përdorin rregullisht deodorantë që përmbajnë kripëra alumini mund të rrezikohen nga zhvillimi i kancerit të gjirit.

Hulumtuesit shkencorë zviceranë kanë siguruar prova që tregojnë se ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj kloridit alumin mund të shkaktojë zhvillimin e tumoreve, që shpërndahen në pjesë të tjera të trupit.

Këto përbërës bllokojnë përkohësisht gjëndrat e djersës, dhe mund të bashkohen në indet e gjirit. Disa deodorantë të krijuar vetëm për aromë nuk i përmbajnë këto përbërës, megjithatë ka edhe të tjerë që i përmbajnë.

Testet e para tek qelizat e izoluara të qumështit, të marra nga një gjëndër e një njeriu normal, u përsëritën më vonë tek minjtë dhe rezultatet ishin të njëjta: ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj aluminit shkakton tumore dhe metastazë tek qelizat.

“Mendoj që duhet të shmangim të gjitha deodorantët që përmbajnë kripëra alumini”, shprehet prof. André-Pascal Sappino, bashkautor i studimit. /albeu.com/