Ushqehu shëndetshem

Konsumi i kafesë gjithmonë është lidhur me shumë përfitime shëndetësore. Muajin e fundit u zbulua se kafeja redukton diabetin e tipit 2.

Së fundmi është zbuluar se ajo ndihmon edhe në mos humbjen e shikimit.Retina e syrit është një nga indet më aktive në trupin tonë, që konsumon oksigjen më shumë se çdo organ tjetër, madje edhe më shumë se truri, shkruan infokus.

Për këtë arsye, ajo është e prekshme nga shumë sëmundje të cilat çojnë në verbim të plotë ose të pjesshëm.Kafja, në formë kokrre, përmban 7-9% CGA-një lloj acidi, antioksidant që ka shumë përfitime shëndetësore, si humbje në peshë dhe kontroll i presionit të gjakut.Kërkuesit studiuan nëse kafja, mund të ndalojë shkatërrimin e retinës nga sëmundjet e ndryshme dhe rezultate ishin pozitive.