Ushqehu shëndetshem

Përfshirja e kumbullave në dietën ushqimore jo vetëm që është e mirë për shëndetin, por edhe për pamjen e jashtme. Aroma e kumbullave është shumë dehëse dhe shija e tyre është përzierja e duhur e të ëmblës me të thartën.

Kjo do të thotë se konsumimi i tyre nuk ka për të qenë aspak një eksperiencë e keqe. Çdo sasi, sado e vogël, e kumbullave të konsumuara është e tejmbushur me vitamina, minerale dhe antioksidues, shkruan llapinfo. Dihet se antioksiduesit kanë efekte shumë pozitive, duke filluar nga ulja e kolesterolit dhe freskia e lëkurës.

Kumbullat mund të ndalojnë në parandalimin e kancerit.

Ndihmon në mos mpiksjen e gjakut.

Ndihmojnë në forcimin e kockave.

Mbajnë në nivele normale sheqerin në gjak.

Konsumimi i tyre ul tensionin e lartë të gjakut.

Kumbullat i japin lëkurës një pamje të re.

Heqin kilet e tepërta.