Këshilla Shëndetësore

Mëlçia, edhe pse është një organ sekretues, shumë substanca toksike mund të pengojnë funksionimin e saj s duhet, dhe mund të ndikojnë në shëndet.

Prandaj është e rëndësishme të dihen simptomat që tregojnë semëlçia ka akumuluar këto produkte të dëmshme. Hidhuni një shikim 8 simptomave:

Ndryshime në ngjyrën e urinës (merr ngjyrë pak më të errët se zakonisht).

Dhimbje të vazhdueshme dhe inflamacion në stomak.

Lëkurë të ndjeshme, acarim, kruajtje, thatësi etj, që mund të shkaktohen nga sistemi i intoksikuar i mëlçisë.

Diarre
Lodhje e vazhdueshme dhe pa asnjë shkak, letargji, dobësi etj.
Mungesë oreksi.

Grumbullim të lëngjeve në trup, zakonisht në këmbë dhe duar.
Zverdhje të lëkurës, që shkaktohet kur një pigment në bile, i quajtur bilirubinë, akumulohet në mëlçi.

Bila (lëngu i tëmthit) prodhohet në mëlçi, pastaj depozitohet në fshikëzën e tëmthit derisa trupit t’i nevojitet për tretjen e yndyrave. Kur mëlçia ka vështirësi në filtrimin e toksinave nga gjaku, bilirubina akumulohet në rrugët e gjakut, duke shkaktuar ndryshim të ngjyrës së lëkurës./albeu.com/