Lëngu natyral që ju ndihmon për t’u dobësuar
Vakti i parë i ditës mund t’ju ndihmojë të humbisni disa kilogramë.
Për këtë duhet të ndiqni formulën e mëposhtme të rënies në peshë, e rekomanduar nga dietologia Stephanie Clarke.
Mjafton vetëm të merrni përbërësit, t’i shtrydhni mirë dhe të pini lëngun e përftuar çdo mëngjes. Lëngu duhet të ketë:
Kalori: 300-400
Fibra:5 deri në 10 gramë
Proteina: 13 deri 20 gramë
Karbohidrate: 40 deri 55 gramë
Yndyra të shëndetshme: 10 deri 15 gramë
Sheqerna: 36 gramë ose më pak
Kjo formulë do të mbajë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak dhe do t’ju japë ndjesinë e ngopjes. Karbohidratet dhe proteinat japin energji, ndërsa yndyrat e shëndetshme dhe fibrat ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Ja çfarë përbërësish ju duhen për të përgatitur këtë lëng:
Lëng me çokollatë, luleshtrydhe dhe banane
5 luleshtrydhe të ngrira
1 banane e ngrirë
1 filxhan spinaq
170 gramë kos
½ filxhan qumësht soje
½ lugë gjelle gjalpë kikiriku
I hidhni të gjithë përbërësit në shtrydhëse dhe i shtrydhni mirë derisa të formohet një masë homogjene. Lëngun e përgatitur duhet ta konsumoni çdo mëngjes dhe të freskët./albeu.com/