Këshilla Shëndetësore

Fyti i grithur. Kokën e keni të turbullt. Trupi ju dhemb. Nuk ka dyshim, është duke ju zënë e ftohura. Përsëri. Personat e rritur mesatarisht tri herë në vit “i rrëzon” ftohja, ndërsa secila mesatarisht zgjat nëntë ditë. Megjithatë, kjo nuk është arsye që të dorëzoheni. Ja si mund ta ndaloni ftohjen sapo t’i ndieni simptomat e saj.

Sapo t’i ndieni simptomat

Pini ujë apo lëng portokalli. Konsumimi i lëngjeve gjithsesi do të përmirësojë gjendjen tuaj, dhe veçanërisht nëse hundën e keni të mbyllur apo ju dhemb fyti.
Shpërlani fytin me ujë të kripur. Gjysmë luge kripë hidheni në një gotë me ujë të nxehtë dhe shpërlajeni fytin e sëmurë. Kështu do ta zvogëloni pezmatimin, do ta hiqni këlbazën apo atë që ju irriton në kollë, transmeton koha.net.

Hundën ta keni gjithmonë të pastër. Përdorni sprej për hundë sapo të shfaqen simptomat e para të ftohjes dhe bëni dush me ujë sa më të nxehtë, që të pastrohet gavra e hundës

Pas disa orësh

Shkoni në barnatore. Blini ilaçe kundër dhimbjeve, të cilat do t’ju ndihmojnë ta ndalni rrjedhjen e hundës, lotimin e syve dhe bllokimin e sinuseve.
Mjalti është ligj! Hani një deri dy lugë të ilaçit të mirë, të vjetër – mjaltë, ose e përzieni në çaj.

Në gjashtë orët e ardhshme

Nëse keni mundësi, mos shkoni në punë. Trupi juaj do të luftojë më mirë me viruset nëse jeni të pushuar. Nëse megjithatë duhet të shkoni në punë, shmangni kolegët dhe mundohuni që sa më shpesh t’i lani duart dhe të përdorni gel për dezinfektim me bazë alkooli.
Mos i harroni lëngjet. Pini shumë ujë, lëng apo çaj, ndërsa për drekë pini supë pule.
Pak ushtrime. Është dëshmuar që ushtrimet e lehta ndihmojnë sistemin e imunitetit, shkruan llapinfo.

Në fund të ditës

Shansi i fundit për luftë kundër viruseve. Darka juaj le të jetë e pasur me proteina. Hani mish, peshk, fasule, oriz dhe perime të pasura me antioksidantë. Para gjumit bëni dush me ujë të ngrohtë dhe pastaj flini mirë.

Ditën e ardhshme

Nëse ndiheni edhe me keq, keni temperaturë edhe keni filluar të villni, shkoni te mjeku, sepse këto janë simptoma të cilat tregojnë që nuk është vetëm ftohje, por ndoshta gripi apo infeksioni, kështu që me siguri do t’ju duhen antibiotikët.