Ushqehu shëndetshem

Dy gota qumësht në ditë për të parandaluar shfaqjen e obezitetit dhe sëmundjeve të tjera kronike.

Qumështi dhe produktet e tij zënë një vend të rëndësishëm në jetën e njeriut dhe ushqyerjen e tij dhe në parandalimin e sëmundjes së obezitetit.

Obeziteti është një sëmundje kronike me bazë gjenetike e nxitur nga faktorët e jashtëm dhe e shfaqur me rritjen e tepruar të yndyrave në trup.

Qumështi është i njohur si një mbrojtës kockash, parandalues ndaj sëmundjeve kronike si obeziteti, kanceri, hipertensioni etj. Proteinat e shumta që ndodhen në përbërjen e tij, bëjnë të mundur që ai të ketë një ndikim të theksuar dhe në rënien në peshë.