Humb peshën

Këto janë pesë pijet magjike natyrale që pastrojnë organizmin nga helmet dhe djegin yndyrën.

Dezintoksifikimi i organizmit dhe djegia e kalorive të tepërta janë pa dyshim dy prej ndihmesave më të mëdha që duhet t’i garantojmë organizmit tonë.

Ka disa mënyra për t’ia arritur kësaj, dhe një prej mënyrave më të mira është edhe ajo që kalon përmes tavolinës sonë.

Më poshtë, pesë pijet magjike natyrale që janë në gjendje të bëjnë realitet dëshirat tona:

1. Limon me xhenxhefil

Kjo pije është në gjendje të përmirësojë tretjen e ushqimeve, të kundërshtojë mbajtjen e ujit në inde. Për këtë është e nevojshme që të shtrydhim dy limonë dhe masën e përftuar ta ngrohim gradualisht në zjarr pasi kemi shtuar në të edhe pak xhenxhefil. Pasi përmbajtja të ketë filluar të ziejë, e ulim forcën e zjarrit dhe shtojmë në të një litër ujë, shtojmë gjithashtu edhe copa prej lëkurës së limonit. E hedhim më pas në një shishe dhe e pimë gjatë ditës, mundësisht përpara fillimit të ngrënies së vakteve kryesore të ditës. Por mund të konsumohet edhe gjatë ditës, në zyrë, apo palestër.

2. Limon, shurup panje dhe kanellë

Edhe kjo pije shërben për të ulur masën e tepërt të dhjamit që më së shumti akumulohet në zonën e barkut. Gjithashtu kjo pije ka ndikim të posaçëm mbi fenomenin e fryrjes së stomakut, kaq i rëndësishëm për këdo. Në një shejkër hedhim lëngun e filtruar nga shtrydhje e një gjysmë limoni, një gotë me ujë, një lugë me shurup panje dhe një kapje kanelle pluhur. E tundim dhe më pas e hedhim në një gotë. Pihet një herë në ditë.

3. Limon, shurup panje dhe piper i kuq

Për përgatitjen e kësaj veprojmë si më poshtë: ziejmë në zjarr të avashëm limonin dhe shtojmë më pas një lugë me shurup panje si dhe pak spec të kuq. Kësaj përzierje i shtojmë tre gota me ujë dhe e lëmë të ftohet. Më pas pija është gati.

4. Çaj jeshil me xhenxhefil

Kjo pije është quajtur ndryshe edhe si çaji i 1001 e vlerave. Ajo ka efekte të mëdha antioksidante si dhe lufton kolesterolin e keq.

5. Ujë i ngrohtë me limon

Për këtë përzierje kemi folur edhe më pare dhe vlerësohet si një ilaç ideal për shëndetin dhe mirëqenien e organizmit tonë. Këshillohet të pihet për çdo ditë në mëngjes, pa ngrënë. E pirë në gjendje të ngrohtë, është një ilaç kundra kapsllëkut. Gjithashtu ndikon pozitivisht edhe kundra një sërë patologjish sikurse artriti,ARTRITI REUMATOIDE, aterosclerosa, diabeti, osteoporoza, sëmundje të aparatit kardiovaskular, presionit të lartë, problemi renale, tumoreve.