Studime dhe Hulumtime

Kur ushqimi copëtohet në mënyrën e duhur, goja prodhon sasi të mjaftueshme të pështymës, që e ndihmon ushqimin të shkojë me lehtësi në stomak.

Pështyma kryen funksionin e ujit pasi ajo përmban 98% ujë dhe 2% enzima tretëse, dhe bën që procesi i tretjes të jetë më i lehtë. Kur ju pini ujë ndërkohë që jeni duke ngrënë, goja ul sasinë e pështymës që prodhon, gjë që sjell vështirësi në procesin e tretjes. Sa më mirë që ta përtypni ushqimin aq më i lehtë do të jetë procesi i tretjes, transmeton noa.al.

Procesi i tretjes së ushqimit zgjat 2 orë dhe shpejtësia e tij zgjatet në rast se ju konsumoni ujë gjatë ngrënies. Kur lëngjet gastrike përzihen me ujin, ato hollohen dhe është më e vështirë për stomakun ta tresë ushqimin në këtë gjendje.

Pirja e ujit gjatë ngrënies është një zakon i vështirë për tu hequr, por jo i pamundur, ai mund të rrallohet duke konsumuar nga pak ujë në temperaturën e ambientit. Gjëja më e mirë që mund të bëhet është të konsumoni ujë rreth 20 minuta para se të konsumoni ushqim dhe të mos pini ujë për rreth 30 minuta pasi keni konsumuar vaktin