Këshilla Shëndetësore

Mjekësia e lashtë e botës lindore beson që çdo simptomë sëmundjeje mund të sanohet me pozitën e drejtë të shuplakave. Provojeni, nuk ju kushton asgjë.

Secilit prej nesh ndonjëherë i dhemb koka, ndien djegie në stomak, bie në depresion apo ka probleme me të parët apo me sistemin nervor, transmeton Telegrafi.

E po, në vend që menjëherë të përdorim barna të shtrenjta bashkëkohore, përse të mos provojmë njëherë diçka natyrale dhe që nuk kushton asgjë, siç janë mudrat indiane?

Mudrat janë pozitë e veçantë e gishtave dhe e duarve, të cilat popujt e Lindjes i përdorin për shërimin dhe arritjen e ekuilibrit shpirtëror.

Vetë fjala “mudra” nga sankrishtja përkthehet si “dhuratë lumturie” (mud – lumturi dhe ra – dhuratë) dhe njëkohësisht do të thotë edhe “bashkim” apo “rrjedhë”, me ç’rast mendohet në rrjedhjen e lirë të energjisë nëpër trup, e domosdoshme për ekuilibrin psikik dhe për shëndetin.

Prandaj, nëse ju mundon ndonjë nga problemet e cekura më lart, vetëm rehatohuni mirë dhe ndiqni udhëzimet nga videoja.

Provoni që në çdo mudër të qëndroni sa më gjatë, ndërkaq të koncentroheni në frymëmarrje të qetë. /Telegrafi/