Ushqehu shëndetshem

Për të pasur një shëndet të mirë të mëlçisë, neve na duhen dy gjëra: dietë e shëndetshme dhe shprehi të shëndetshme të stilit të jetës – gjëra të cilat me vështirësi arrihen në jetën moderne.

Në një mënyrë ne jemi të detyruar të hamë ushqim të shpejt dhe gjëra të tjera të pashëndetshme sepse nuk kemi kohë të gatuajmë apo të qëndrojmë më gjatë në punë. Rrjedhimisht, ne jemi të ekspozuar ndaj shumë toksinave, transmeton Telegrafi.

Mëlçia duhet të ruhet gjatë tërë kohës sepse puna dhe funksioni i saj është vital për ne. Për ta arritur këtë, shpeshherë duhet ta detoksikojmë trupin.

Mëlçisë i duhet ky proces i quajtur “detoksikim” sepse funksioni i vet është ta pastrojë trupin dhe t’i heqë toksinat e dëmshme që gjenden në të.

Për ta kryer këtë proces, asgjë nuk kryen punë më të mirë sesa kjo pije.

Përbërësit:

– Lëng limoni

– Lëng portokalli

– Gjethe të freskëta nenexhiku

– Një litër ujë

– Mjaltë organike

Vlojeni ujin dhe shtojani gjethet e nenexhikut. Lëreni të vlojë edhe pesë minuta tjerë.

Pritni derisa të ftohet dhe pastaj shtojani lëngun e limonit dhe portokallit së bashku me lëvoren e qëruar të limonit. Në fund, shtojani edhe mjaltën.

Këtë pije konsumojeni të nxehtë apo të ftohët. Pra, pavarësisht temperaturës në të cilën e konsumoni, pija ndihmon ta pastrojë mëlçinë dhe e përmirëson sistemin e tretjes. /Telegrafi/