6 gabimet që po bëni në makeup-in tuaj
Ju e vendosni për të patur një lëkurë sa më të bukur në pamje të parë, por shumë prej nesh bien pre e këtyre 6 gabimeve të zakonshme duke e bërë makeup-in të duket keq. Ndaj lexojini këto 6 rregulla thelbësore për të patur një pamje sa më të bukur.
Keni zgjedhur ngjyrën e gabuar
Mos zgjidhni tonin e ngjyrës identik me atë të lëkurës tuaj. E dimë që keni dëgjuar shumë që thonë se duhet të jetë identike me ngjyrën tuaj, por jo. Duhet të jetë një hije e ngrohtë. Nëse keni flokë të errët shikoni për një fondatinë me ton të artë.
Ju mbani të njëjtin make-up gjatë gjithë kohës
Nuk duhet të harroni se në mbrëmje duhet një make-up i errët jo i zi, por një ton më i errët. Ndërsa gjatë ditës duhen tone më të çelëta në mënyrë që t’i japim dritë pamjes. Ndaj duhet të keni patjetër dy-tre make-up në kutinë tuaj për të zgjedhur më të mirin.
Po përdorni sasinë e gabuar
Ju vërtet jeni në kërkim të një pamjeje dhe mbulimi sa më të mirë të lëkurës, por sasia e tepërt do t’ju zbehë tonin real të fytyrës suaj dhe do të përngjani sikur keni vendosur një maskë.
Po përdorni make-up shumë të thatë ose shumë të lëngshëm
Nëse keni një fytyrë të thatë atëherë duhet patjetër të vendosni një krem hidratues poshtë dhe më pas të aplikoni një fondatinë jo matt. Nëse fytyra juaj është e yndyrshme atëherë për të shmangur shkëlqimin e tepërt duhet të përdorni një make-up mat.
Ju nuk po vendosni fondatinë aty ku duhet
Mos anashkaloni qafën dhe ballin apo cepat e fytyrës. Kështu ju do keni një mbulim perfekt dhe natyral, shkruan noa.al.
Jeni duke përdorur furçë ose sfungjer
Këto dy mjete mbledhin një sasi të madhe te baktereve për shkak të lagështisë që mbledhin. Zgjidhja më e mirë është ta aplikoni me duart tuaja. Gishtat tuaj të pastër do të bëjnë të mundur që ju ta zbutni lëkurën tuaj dhe në këtë mënyrë nuk do t’a dëmtoni atë.