Ushqehu shëndetshem

Fara e lirit (e njohur dhe si fara e linit) është mjaft e njohur dhe e përdorur si një bimë shumë e vlefshme për vlerat e saj mjekësore për mijëra vite.

Ajo është e pasur me Omega 3, 6, 9, proteina, vitamina, lignane (element antikancerogjen), fibra, etj. E njohur prej shumë shekujsh si mrekulli e bimëve, fara e linit jo vetëm parandalon kancerin. Ajo gjithashtu lufton kolesterolin dhe sheqerin e lartë. Kurse ka efekt pastrues tek zorrët, forcon kockat, sistemin imunitar dhe sistemin nervor. Gjithashtu kjo bimë ka veti antidepresive.

Jo vetëm kaq, fara e linit parandalon sëmundjet reumatizmale, rrit përqendrimin, po ashtu vlen dhe në rastet e sëmundjeve të lëkurës. Përdorimi nuk duhet t’i kalojë 1.5 lugë gjelle fara lini në ditë. Mund të përdoret si farë ose nëse keni probleme me stomakun, merreni në formë pluhuri,. Mund ta përdorni në gjellë, supë, kos, mund ta zieni dhe ta pini si çaj. Më poshtë po ju japin një mënyrë përdorimi të kësaj fare.

Supë e shijshme me fara lini për 4 vetë

Përbërësit:

4 karota (të grira në rende)

1 tufë majdanoz

1 tas me kos (sugjerohet që kosi të jetë i trashë)

5-6 gota ujë

1 lugë gjalpë

3 lugë gjelle farë lini

1 e verdhë veze

1 lugë miell

Krip

Piper i zi

Si fillimi në një enë fusni lugën e gjalpit pastaj shtoni miellin dhe përziejeni derisa të skuqet. Më pas shtoni ujin dhe vazhdoni me përzierjen derisa të përfitoni një masë homogjene. Shtoni kosin dhe vazhdoni përzierjen. Në fund shtoni karotën, majdanozin dhe farën e lirit. Lëreni të ziejë në temperaturë të ulët duke i shtuar kripën dhe piperin. Sugjerohet të konsumohet e ngrohtë. /noa.al/