A i dëmton duart kërcitja e gishtërinjve? Ja çfarë thonë shkencëtarët
Zakoni i famshëm që e kanë disa njerëz, kërcitja e gishtave, është menduar e thënë se është shumë i dëmshëm për duart, shkruan CNN.
Madje thuhej se nëse i kërcisni duart gjatë tërë kohës, ato do t’ju dridhen kur të plakeni.
Mirëpo sipas një studimi që është realizuar së fundmi, ka dalë të jetë e kundërta.
Pasi shkencëtarët kanë bërë disa studime, ka rezultuar e kundërta. Pasi janë vëzhguar personat që i kërcasin duart dhe ata që nuk i kërcasin, ka dalë se grupi i parë nuk kishte në fakt asnjë problem me duart, shkruan llapinfo.
Është konstatuar se në fakt ata që e kishin shprehi t’i kërcisnin gishtat, kishin lëvizshmëri më të mirë se sa ata që nuk i kërcisnin duart.