Ushqehu shëndetshem

Dardha është një frut që është e lidhur ngushtë me peshën e ulët të trupit. Sipas një studimi të ri është gjetur se, personat që konsumojnë dardha, kanë 35 për qind më pak shanse të bëhen obez.

Ndër të tjera konsumimi i tepërt i dardhës është i lidhur me kualitet të lartë të dietës. Dardhat janë “burim i përkryer” me fibra, si dhe të mbushura me vitaminë C.

Vetëm një dardhë e vetme, përmban 24 për qind fibra, që janë të rekomandueshme në baza ditore kurse ka vetëm 100 kalori. Dardha është një frut që nuk ka yndyrë, kolesterol dhe natrium – ndërsa përmban 190 miligram kalium. /albeu.com/