Ajo që i ndodh trupit në ditë të vranëta dhe me shi, nuk do ju pëlqejë aspak
Shi, qiell gri e dhimbje. Një studim anglez tregon se ekziston një lidhje e ngushtë mes kushteve klimatike dhe dhimbjeve fizike tek personat që vuajnë nga forma të ndryshme dhimbjesh kronike, shkruan noa.al.
Studimi u zhvillua nga University of Manchester në kuadër të projektit i cili është ende në zhvillim “Cloudy with a Chance of Pain”. I drejtuar nga epidemiologu Will Dixon, studimi mbajti nën monitorim 9000 persona, të cilët instaluan në telefonat e tyre një aplikacion i cili maste nivelin e dhimbjes ditë pas ditës.
Ai regjistronte automatikisht kushtet klimatike dhe nivelin e dhimbjes që ndjente çdo person. Në këtë mënyrë studiuesit panë se si në ditët me shi dhe me kohë të vranët, dhimbjet nga të cilat vuanin persona të ndryshëm vinin duke u shtuar.