Ushqehu shëndetshem

Temperatura e lartë nuk është sëmundje por simptomë. Asnjëherë mos e ulni temperaturën në mënyrë drastike me ilaçe antipiretikë, si: ibuprofen, naproksen, ketoprofen etj. Diçka e tillë mund të ngatërrojë diagnozën dhe tek fëmijët e vegjël mund të shkaktojë konvulsione, shkruan revista Shije.

Ushqime që duhen preferuar: Personat me temperaturë nuk kanë oreks. Energjitë e tyre në fakt nuk mund të përqendrohen tek tretja, por shfrytëzohen për të prodhuar antitrupa.

Zgjidhni produkte të ushqyeshëm, por të lehtë: Kosi, fruta të pjekur, lëng mishi pule (i pasur me antibiotikë natyralë).

Ushqime që duhen evituar: Ushqime që kërkojnë një impenjim tretës, si: lloje të ndryshme të sallamit, ëmbëlsirat, mishi i kuq, ngjëratat.

Qumësht me mjaltë dhe sherbelë: Në një filxhan qumësht të valuar zieni për 10 minuta 10 gram lule sherbele të freskët, duke e ëmbëlsuar me një lugë mjaltë. Pini dy filxhanë në ditë.

Valim ulliri: Zieni për 10 minuta 20 gram gjethe të thata ulliri. Pini një filxhan kafeje nga ky çaj kur të nevojitet.