Ja si mund të përgatitet në shtëpi vajin e mentes
Ashtu si vaji i shumë bimëve të tjera, edhe vaji i mentes është shumë i dobishëm për shëndetin tonë.
Pothuajse i gjithë trupi ynë ka përfitime nga përdorimi i tij, si i jashtëm ashtu edhe i brendshëm. Ja si mund ta përgatitni këtë vaj dhe për çfarë mund ta përdorni:vaji i mentes
Përgatitja:
Merrni gjethet e mentes. Sigurohuni që të jenë të freskëta, në ngjyrë të gjelbër me shkëlqim dhe të mos kenë asnjë pjesë ngjyrë kafe.
Lajini gjethet e mentes dhe lërini të kullojnë.
Thajini gjethet me anë të një letre kuzhine.
Nxirrni vajin nga mentja. Këtë mund ta bëni në dy mënyra, ose t’i grini gjethet e saj, ose t’i shtypni me anë të një çekiçi.
Vendosini gjethet në një kavanoz. Më pas atyre mund t’u shtoni edhe një vaj tjetër, më i këshillueshëm është ai i bajames (përgatitjen e të cilit mund ta gjeni këtu). Masën e krijuar e mbajmë në ambient të ngrohtë për 24 orë.
Kullojmë vajin. Pas 24 orëve, me anë të një kullueseje, kullojmë gjethet e mentes.
Masën e vendosim në një kavanoz dhe këshillohet të përdoret deri në 6 muaj pasi është prodhuar. (Sasia e gjetheve të mentes nuk ka rëndësi, për një kavanoz mesatar vaji, mjaftojnë 3-4 degë menteje).
Vaji i përftuar mund të gjejë përdorim të gjerë në përditshmërinë tonë.
Ai mund të përdoret kur kemi probleme me :
Tretjen
Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes
Infeksionet e gojës dhe fytit
Dhimbjen e kokës
Dhimbjen e dhëmbëve
Infeksionet bakteriale
Dhembjet muskulare
kruajtjen
si ilaç për të larguar mushkonjat./albeu.com/