Ushqehu shëndetshem

Hudhra rritet pothuajse në çdo vend të botës dhe vetitë e saj shëruese nuk kanë fund.

Shkenca bashkëkohore ka gjetur se disa lloje të mjekësisë së vjetër janë me të vërtetë efikase.

Hudhra në shumë vende të botës ka qëndruar në vendin e parë sa i përket trajtimeve që janë bërë në kushte shtëpie gjatë kohërave më të vjetra, përcjellë lajmi.net

Përveç që hudhra duhet të jetë pjesë e dietës suaj, ka edhe metoda tjera që ajo mund të përdoret për trajtimin e disa problemeve shëndetësore.

Hudhra trajton ftohjen, gripin dhe është një përbërës antibakterial shumë efikas gjithashtu largon dhimbjen në vesh dhe ndihmon në dhimbjen e kokës.

Dhimbja e veshëve është e tmerrshme dhe e gjitha çfarë ju duhet të bëni është të futni një copë të hudhrës në vesh e cila përshtatet mjaftë mirë me veshin tuaj dhe për disa momente, dhimbja do të fillojë të qetësohet.

Për ta trajtuar dhimbjen e kokës, duhet që para gjumit të futni një copë të hudhres në vesh dhe ta leni aty gjithë natën. Në mëngjes, sigurisht që do të ndiheni shumë më mirë.

Vlen të theksohet se hudhra ulë temperaturën dhe ndihmon në përmirësimin e frymëmarrjës së bashku me mjaltin./lajmi.net