Dieta

Teprica e kilogramëve, kolesterina e lartë dhe shtypja e gjakut e çuan Pasquale Broccon, i cili një kohë të gjatë kishte nofkën “Peti i Trashë” që të marrë vendimin që të ndryshojë jetën e vet – u bë “Peti i Mundshëm”.

Paskuale Broko ka moto të shkëlqyeshme: Çdo gjë është e mundshme! Këtë e ka dëshmuar me planin e vet fenomenal që të lirohet nga teprica e kilogramëve në mënyrë të thjeshtë! – transmeton Telegrafi.

Mori vendimin që çdo herë kur dëshiron të hajë diçka, të shkojë deri në vetëshërbimin e afërt dhe të blejë ushqimin për një racion, duke udhëtuar në këmbë 500 metra, por kurrë nuk blinte rezerva ushqimi, por shkonte tri herë në ditë – për tri racione.

Kur e pa se si shpejt po arrinte rezultate të heqjes së kilogramëve, vendosi që ushqimi të jetë ekskluzivisht i shëndetshëm dhe filloi edhe të ushtrojë, prandaj, pos dobësimit drastik, arriti edhe të përmirësojë figurën sipas dëshirës së vet.

1467210450670

Kështu djaloshi nga Arizona, Pasquale Brocco, i cili një kohë të gjatë kishte nofkën “Peti i Trashë”, u dobësua sa që arriti të marrë nofkën “Peti i Mundshëm”.

Megjithatë, për shkak të faktit që është dobësuar më shumë se 90 kilogramë, është dashur patjetër që t’i nënshtrohet operacionit të heqjes së tepricës së lëkurës.

Kulmi ishte kur madje edhe boksieri i famshëm Mike Tyson shkroi në profilin e vet në Facebook –“Po na jep të gjithëve shpresa të reja”, përsërisin adhuruesit e Paskuales nga dita në ditë. /Telegrafi/

Arizona-Man