Sport & Fitness

Të gjithë e dimë se kombinimi i një diete të shëndetshme dhe të balancuar me ushtrime të rregullta fizike, është diçka shumë e mirë për trupin.

Sidoqoftë, nëse po kërkoni që të humbisni disa kilogramë, ka disa ushqime që e ndihmojnë humbjen në peshë më shumë se të tjerat.

Njëri nga trajnerët më të mirë të fitnesit në botë, Russell Bateman, rekomandon disa ushqime që duhet t’i hani për t’i arritur objektivat tuaja rreth peshës:

Ja çfarë Bateman rekomandon:

Para ushtrimeve

Arra

Walnuts

“Arrat janë burime të mrekullueshme të yndyrnave të shëndetshme”, ka thënë Bateman për gazetën Business Insider, transmeton Klan Kosova. Kjo për shkak se arrat ka thënë ai, i ndihmojnë nivelet e sheqerit në gjak që të rrinë stabile për një periudhë të gjatë kohore.

Vezë

eggs

Shumë njerëz e përdorin vetëm të bardhën e vezës kur përpiqen të humbin peshë, por ky trajner fituesi sugjeron që të hahet edhe e kuqja para ushtrimeve në palestër.

Pas ushtrimeve

Salmon

Salmon-Omlette

Salmoni është njëra nga gjërat më të mirë për tu ngrënë pas ushtrimeve.

Perimet e gjelbra

Kale-chorizo-recipe

Bashkë me salmonin, sigurohuni që të hani edhe perime të gjelbra, si brokoli dhe spinaq.