Dieta

Nëse doni që përfundimisht të humbni në peshë dhe të hiqni shtresat dhjamore, tani e keni një mundësi të tillë. Provoni një lëng të thjeshtë e të shëndetshëm me tre përbërës. Mjafton të merrni një lugë mjaltë, dy lugë uthull molle dhe një gotë lëng të freskët nga grejpfruti. Të gjitha së bashku i vendosni në blender dhe i përzjeni.

Lëngun duhet ta konsumoni para drekës ose darkës, për shtatë ditë rresht, e më pas duhet të ndaloni dhe të bëni një ndërprerje prej shtatë ditësh. Nëse është e nevojshme, këtë trajtim mund ta përsërisni sërish, shkruan dritare.net.

Për të gjithë ata që nuk e pëlqejnë grejpfrutin mund ta zëvendësojnë me lëngun e freskët e të shtrydhur nga portokalli. Kjo pije largon dhjamin, yndyrën shtesë dhe ujin nga organizmi. Gjithashtu, ky lëng përmirëson funksionimin e trurit, shikimin dhe kujtesën.