15 gabimet e zakonshme që bëjmë gjatë larjes së rrobave
Gjëja e parë që duhet të keni parasysh për rrobat tuaja është të informuarit se si duhet ti lani ato në mënyrë të drejtë. Side Bright ka paraqitur gabimet më të shpeshta që mund të dëmtojnë rrobat tuaja.
1. Klasifikim jo i duhur. Përveç që duhet të merrni parasysh ngjyrën, ju duhet ti kushtoni vëmendje edhe llojit të pëlhurës. Për shembull, nuk duhet të përzieni peshqirin me rroba nga fibra sintetike.
2. Heqja e njollave në mënyrë të gabuar. Këto rroba duhet të lahen me delikatesë dhe jo të hiqni njollat në mënyrë të vrazhdë. Lërini të zbuten rrobat me njolla e më pas fërkojini.
3. Përdorimi i tepërt i detergjentit. Kjo mund të rezultojë në krijimin e shkumës së tepërt dhe të grumbullojë pjesë të papastërtisë në pjesë të rrobave. Ky nuk është një rezultat që dëshironi ta arrini apo jo?
4. Nuk i kushtoni vëmendje mbylljes së patentit apo zinxhirëve. Rrobat që kanë zinxhirë është mirë ti mbyllni se mund ti dëmtojnë rrobat tjera gjatë rrotullimit në lavatriçe.
5. Mbyllja e kopsave të rrobave. Duhet të mbani mend qqë gjithmonë ti zbërtheni kopsat e këmishave apo rrobave tjera.
6. Përdorimi i tepruar i zbardhuesit. Zbarthuesi mund të prishë përbërjen e pëlhurës nëse përdoret në masë të tepruar. Në vend të saj, mund të përdorni disa pika lëng limoni.
7. Pastrimi i kostumeve të notit në makinën larëse. Çfarëdo lloj veshje të bëra nga materiali elastik nuk duhet të lahen në lavatriçe. Mënyra më e mirë eështë ti pastroni me ujë të ftohtë me dorë.7.
8. Ti jepni komandën lavatriçes për të pauzuar. Shumica e përdoruesve e bëjnë këtë duke menduar se ciklet e shpeshta të larjes mund të dëmtojnë atë. Megjithatë, kjo është e gabuar. Përdorimi i makinës larëse pa pushim redukton konsumin e enrgjisë elektrike pasiqë përdoruesi shfrytëzon nxehtësinë e krijuar pas ciklit të mëparshëm.
9. Duke përdorur vetëm një cikël të larjes për batanijet dhe jastëket. Nëse dëshironi të lani batanijet dhe jastëket, duhet të përdorni dy cikle rresht: puplat mund të mbajnë shkumën dhe detergjenti të mbesë brenda jastëqeve.
10. Ti lani rrobat pa i selektuar në fillim. Puna më e vështirë është pasi ti lani rrobat, ti gjeni çorapet çift. Është një punë e lodhshme dhe gjtihmonë përfundoni në humbjen e tyre. Mendoni të selektoni rrobat, për shembull, çorapet ti lani në vete.
11.Të përdorni zbutës për peshqirët. Këto komponime kimike zvogëlojnë kapacitetin absorbues të pëlhurave, kështu është më mirë mos ti përdorni për peshqirët.
12. Të lani shumë rroba përnjëherësh. Nuk duhet ta mbingarkoni asesi makinën larëse sepse lehtë mund të vie deri te dëmtimi dhe prishja.
13. Larja gabimisht e xhaketave dimërore dhe të shiut. Për të parandaluar prishjen e strukturës së tyre, mund të veni tri topa tenisi në brendi. Këto gjithashtu ju ndihmojnë të hiqni qafe shkumën.
14. Përdorimi i detergjenteve të shtrenjta. Nuk ka nevojë për detergjente ekstra të shtrenjta. Kripa mund të zëvendësojë ndriçimin e rrobave dhe eliminimin e njollave. Lëngu i limonit mund të përdoret që ti bëjë rrobat më të buta dhe aromatike.
15. Të mos i kushtoni rëndësi larëses. Është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për makinën tuaj larëse. Një herë në vit pastrojeni me një cikël me ujë të nxehtë dhe uthull. Kjo ndihmon në mirëmbajtjen e lavatriçes dhe pastërtisë së saj./femra.net/