Estetikë & Lifestyle

Po i afrohemi sezonit të ri dhe ne po ju ofrojmë mundësi që t’i përcjellni modelet më të reja që do të jenë në modë gjatë stinës së vjeshtës…

Një shumëllojshmëri e këpucëve të shtëpive të ndryshme të modës hidhen çdo sezon, duke nxjerrë në pah modele të reja që janë hit dhe mbushin rrugët gjatë javës së modës në shtator.

Duke u bazuar nga tendencat që kemi përcjellë në pasarelat e modës, sigurisht do të veçohen modele me material pelushi, sidomos çizme deri në kyçin e këmbës si dhe këpucë Mary-Jane Gianvito Rossi në ngjyrë vishnje dhe gjelbër të errët.

Nuanca e gjelbër është një hit i madh këtë vjeshtë, kështuqë nëpër sirtaret e përcjellësve të modës do të gjeni këpucë me take nga Gucci me logo metalike si dhe çizme prej lëkure nga Isabel Marant.

Një tjetër tendencë metalike – çizme Balenciaga me detaje metalike, pothuajse sikur efekt qelqi, sigurisht që do të keni mundësinë t’i shikoni në rrugët e qendrës së modës.

Nuk duhet harruar as shtëpinë e famshme Chloe që këtë vjeshtë ka prezantuar modelin e saj të famshëm të çizmeve me lidhëse në ngjyra dhe nuanca të reja, por edhe modele të reja të këpucëve dhe çizmeve me detaje të valëzuar në skaje, si adhuruesja Alexa Chung.

Kur bëhet fjalë për çizme të gjata, modeli mbi gjunj edhe sezonin e ardhshëm do të jetë në modë, që përveç modelit të Balenciaga-s, mund të shihni në rrugë edhe modele të tilla nga Stuart Ëeitzman në ngjyrë lëkure.

E fundit, por ndoshta më tërheqëse, janë edhe modeli i këpucëve nga linja Yeezy Kanye West, të cilët janë të mveshur me pëlhurë dhe lëkurë të ndritshme.

Të gjitha këto lloje të këpucëve që do godasin sezonin e vjeshtës, mund t’i gjeni në galerinë tonë…

Chloe

images-2016-08-cipele_za_jesen_3_469351729

Zara

mode-kepuce-stil-vjeshte-trend-2

Balenciaga

mode-kepuce-stil-vjeshte-trend-3

Isabel Marant

mode-kepuce-stil-vjeshte-trend-4

Saint Laurent

mode-kepuce-stil-vjeshte-trend-5

Yeezy

mode-kepuce-stil-vjeshte-trend-6

Gucci

mode-kepuce-stil-vjeshte-trend-13

Chloe

mode-kepuce-stil-vjeshte-trend-12