Merrni vitaminë D për 3 muaj dhe ja sëmundjet që do të parandaloni
Të dhënat statistikore tregojnë se rreth 75% e të rriturve amerikanë dhe 70% e fëmijëve nuk marrin vitaminë D në masë të konsiderueshme. Problemi qëndron në faktin se kjo vitaminë nuk merret në masën e konsiderueshme nga ushqimet, rrezet e diellit janë burimi më i mirë i saj.
Doza e rekomanduar e vitaminës D është thelbësore për shëndetin e përgjithshëm. Sipas disa studimeve thuhet se vitamina D është thelbësore për parandalimin e shfaqjes së kancerit.
Vitamina D është një vitaminë që ruhet në mëlçi dhe në indet yndyrore. Vitamina D është e ndryshme nga vitaminat e tjera pasi trupi ynë e prodhon atë kur është i ekspozuar ndaj diellit. Vitamina D ndihmon në absorbimin e kalciumit, element i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave, shkruan shendeti.com.al.
Problemet shëndetësore që lidhen me mungesën e vitaminës D:
Astma: vitamina D është e rëndësishme për funksionimin e duhur të mushkërive. Ajo parandalon çrregullimet e frymëmarrjes që shkaktohen nga astma.
Osteoporoza: lidhet me pamjaftueshmërinë e vitaminës D në trup. Kombinimi i vitaminës D me kalciumin ndihmojnë në shëndetin e kockave.
Sëmundjet e zemrës: mungesa e vitaminës D çon në probleme me zemrën dhe presionin e lartë të gjakut.
Depresion: mungesa e vitaminës D shkakton vështirësi në përqëndrim, probleme me nervat, depresion, ankth etj.